Ftohen gjyqtarët serbë që sot të betohen para Thaçit
Autori: Gazeta inFokus
08:36 | 17 October 2017
Për sot janë ftuar 42 gjyqtarë serbë ta japin betimin para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ata do të fillojnë punën në kuadër të sistemit kosovar të drejtësisë më 23 tetor, kur edhe pritet ta fillojnë punën Gjykata dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Nuk dihet akoma nëse gjyqtarët serbë do ta bëjnë betimin, pasi që ata kanë kërkuar të betohen me “status neutral”, shkruan sot Gazeta
Më shumë se 40 gjyqtarë serbë, të cilët kanë punuar në gjykatat paralele dhe të cilët janë zgjedhur me konkurs për t’u integruar në sistemin kosovar të drejtësisë, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit në vitin 2015, janë ftuar ta japin betimin para presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Ata të martën duhet të betohen sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në mënyrë që më 23 tetor vetëm një ditë pas zgjedhjeve për pushtetin lokal të fillojnë me punën në Gjykatën dhe në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës sipas sistemit kosovar të drejtësisë, shkruan tutje “Zëri”.
Por, mbetet ende e paqartë nëse gjyqtarët serbë do të paraqiten te presidenti Thaçi, pasi që statusi i tyre në kuadër të sistemit të Republikës së Serbisë nuk është zgjidhur ende siç kanë kërkuar ata, ndërsa edhe kanë kërkuar të betohen ndryshe nga kolegët e tyre shqiptarë me status neutral, pasi që, siç kanë thënë ata, këtë të drejtë ua garanton Marrëveshja e Brukselit për Gjyqësorin e Integruar.
E sipas marrëveshjes së arritur në mes të Thaçit dhe të Vuçiqit, puna e Gjyqësorit të Integruar do të duhej të fillonte pikërisht të martën, më 17 tetor.
Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës kanë thënë se ftesat u janë dërguar 42 gjyqtarëve serbë, duke u shprehur optimistë se ata do të paraqitën për betim tek presidenti Thaçi të martën.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...


































