Lajme

Të enjtën takohen Hashim Thaçi e Albin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 04 December 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i VV-së Albin Kurti pritet të takohen këtë të enjtën mes vete.

Shefi i shtetit dhe pretendenti për kryeminstër të Kosovës do të marrin pjesë në konferencën Dialogët Ballkanas në Berlin, organizuar nga institutu Lindje-Perëndim, shkruan gazeta inFokus.

Këta të dy pritet të takohen edhe në mes veti. Por, me ndërmjetësues.

-Advertisement-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani Richard Grenell do t’i bëjë bashkë Thaçin e Kurtin.
Merret vesh se dialogu me Serbinë do të jetë temë kryesore në këtë takim./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera