Lajme

FSPE kërkon rritje të pagave për punëtorët e saj

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 08 November 2021

Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE), sot i ka njoftuar të gjithë deputetët e Kuvendit dhe gjithë kabinetin qeveritar në lidhje me kërkesën e tyre për ngritje page, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas një komunikate të FSPE-së, prej vitit 2013 kur është privatizuar ndërmarrja për distribuimin e energjisë elektrike (KEDS), punëtorët kanë pasur ngritje page vetëm një herë, në vitin 2018.

“Gjatë muajve të fundit secili jemi dëshmitarë të ngritjes së çmimeve të shportës së secilës familje. Shto kësaj edhe ngritjen e vazhdueshme të çmimeve ndër vite, për punëtorët e KEDS/Kesco, ngritja e pagave është domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë”, thuhet në komunikatën e FSPE-së.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni Komunikatën e plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri

Të tjera