Lajme

FSP-PTK i bën thirrje Prokurorisë të intensifikojë hetimet për kontratat që shkatërruan Telekomin

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 21 October 2020

Federata e Pavarur e Telekomit ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj ish shefit ekzekutiv të PTK-së, Shyqri Haxha.

Kryesia e kësaj federate ka thënë se e mirëpret lajmin për këtë aktakuze dhe i ka bërë thirrje Prokurorisë që të intensifikojë hetimet edhe për kontratat e tjera që sipas tyre e quan drejt shkatërrimit Telekomin e Kosovës.

Sipas kësaj Federate këto kontrata janë ajo me Z Mobile, Advan Tech e Pay Kos që janë dorëzuar në Prokurori qysh nga viti 2018, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Në reagimin e FSP-PTK-së po ashtu thuhet se provat për këto kontrata gjenden në Telekom së bashku me menaxhmentet që i kanë nënshkruar këto kontrata.

Gazeta inFokus para disa ditësh ka raportuar ekskluzivisht se janë 14 marrëveshje të cilat e kanë dërguar Telekomin e Kosovës drejt shkatërrimit, duke publikuar edhe dokumentin ku përmenden këto kontrata dhe aneks kontrata./Gazeta inFokus/

Ky është reagimi i plotë:

Deklaratë për media

Të nderuara, media të shkruara dhe elektronike!

Fillimisht, ju falënderojmë për përkrahjen e vazhdueshme që keni treguar dhe tregoni çdoherë ndaj FSP-PTK. Për FSP-PTK kjo përkrahje ka hapur mundësinë e denoncimit publike për gjendjen realen ë Telekomin e Kosovës dhe keqpërdorimet që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen përmes kontratave dhe marrëveshjeve/partneriteteve.

FSP-PTK ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për lidhjen/shkëputjen e kontratës së dëmshme më operator ekonomik ndërkombëtar Amdocs, ku Telekomi i Kosovës ka paguar gjobë ndaj kompanisë rreth 10 milion euro. FSP-PTK përgëzon prokurorinë e shtetit  për ngritjen e kësaj aktakuze ndaj ish-Kryeshefit, i cili ka nënshkruar ketë kontratë dhe njëkohësisht i inkurajon për hetimet në lidhje me dhënien e urdhrit të ekzekutimit për pagesën e gjobës.

FSP-PTK ju benë ftesë publike edhe njëherë Prokurorisë së Shtetit, të intensifikojë hetimet edhe për kontratat tjera sepse të gjitha provat gjenden në Telekomin e Kosovës së bashku me menaxhmentet që i kanë proceduar dhe nënshkruar këto kontrata dhe marrëveshje. Në mesin e kontratave super të demëshme janë kontrata me Dardafon.net (ish-ZMobile), marrëveshja komerciale dhe anekset e saj me PayKos dhe marrëveshja e fundit me Advantech si dhe kontratat tjera të dyshimta që janë deponuar nga FSP-PTK në Prokurorinë e Shtetit në vitin 2018.

FSP-PTK nuk do të ndalet në asnjë moment, duke kërkuar që e vërteta e shkatërrimit të Telekomit të Kosovës dhe vetë keqbërësit të dalin para drejtësisë dhe t’a marrin dënimin e merituar. FSP-PTK përsëritë edhe njëherë se Telekomi i Kosovës ka dhënë mbi 500 milion euro dividendë Qeveris se Republikës se Kosovës, si pasoje e këtyre kontratave të proceduara dhe nënshkruara nga individë brenda Telekomit dhe projektuara nga grupe e interesit, viteve të fundit Telekomi nuk ka operuar si me herët .

Telekomi i Kosovës është pasuri publike e qytetarëve të Republikës së Kosovës!

Me respekt,

Kryesia e FSP-PTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera