Lajme

FSK’ja i bën bashkë Anton Qunin e Daut Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 27 November 2020

Në Ditën e Forcës, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe ministri i Mbrotjes nga radhët e LDK-së, Anton Quni janë bërë bashkë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në fjalimin para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), tha se krejt kjo do të arrihet duke blerë e pajisje moderne që i japin mundësi ushtrisë të kryej detyrat dhe obligimet që ka.

“Qeveria e Kosovës do të mundësojë zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së, duke blerë pajisje me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre. FSK-ja me hapa të sigurt po i vendosë konturat e një ushtrie. Pa e harruar të kaluarën ne jemi të vendosur të punojmë krahas vendeve tjera”.

-Advertisement-

Me këtë rast ai ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, për të cilën ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është e përkushtuar për paqe dhe marrëdhënie të mira me fqinjët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera