Lajme

FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 11 October 2024

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, në garën “Cambrian Patrol 2024” në Mbretërinë e Bashkuar. Pas këtij rezultati ekipi kosovar është shpërblyer me medalje të argjendtë

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se këtë sukses ekipi i FSK-së e ka arritur në garën ku ishin 111 ekipe, prej tyre 37 ekipe ndërkombëtare nga 36 shtete të ndryshme të botës.
“Gara ‘Cambrian Patrol’ është një nga garat më sfiduese në botë, ku ekipet kalojnë nëpër detyra sfiduese ushtarake si përgatitje taktike, përballje me rreziqe CBRN, operacione mjekësore, rikonicion dhe zbulim të forcave, sulm, eksploziv dhe fushë e minuar, kalim i pengesave ujore, caqe te artilerisë fushore, dhe përballje me situata të burgosurve”, ka shkruar Maqedonci.

Maqedonci po ashtu ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës në garë mori pjesë me ekipin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore, të cilët treguan angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë gjatë procesit të realizimit të garës.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera