Lajme

FSK vazhdon kërkimin deri në gjetjen e kampionit Sali Gërqina

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 29 Qershor 2017

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të vazhdojnë edhe sot kërkimet me njësitë e zhytësve për gjetjen e trupit të Sali Gërqinës, i cili sipas Policisë së Kosovës ka kërcyer në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshejt dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.

Zëdhënësja e FSK-së, Remzije Zeqiraj në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se ekipet e shpëtimit të FSK-së do të vazhdojnë sot deri në orët e vona.

“FSK do të vazhdoj edhe sot kërkimin e trupit në fjalë deri në gjetjen e tij ose deri në orët e vona”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy