Lajme

FSK shpall ushtarin më të mirë

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 28 April 2017

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë kryesore të shpalljes së rezultateve të garës vjetore “’Ushtari më i mirë i FSK-së”dhe  të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë ndërkombëtar”.

Aktiviteti mbahet sot në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale të Komandës së Forcave Tokësore, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në garën “Ushtari më i mirë i FSK-së për vitin 2017”kanë garuar gjithsejtë 21 pjesëtarë, ndërsa në kuadër të garës ndërkombëtare FSK-ja dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse  garuan me nga dy pjesëtarë.

-Advertisement-

Shtetet pjesëmarrëse në garën e parë ndërkombëtare “Ushtari më i mirë për vitin 2017”,  që u zhvillua në Republikën e Kosovës, janë: Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera