Lajme

FSK-së i shtohen snajperistë profesionistë

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 07 February 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës po I shtohen operatorët snajperistë profesionist, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, i pari i Mbrojtjes ka njoftuar se komandot nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir.

Gjithashtu, ai u shpreh mirënjohës ndaj partnerëve jordanez për mundësinë e ofruar.

-Advertisement-

“Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir.

Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera