FSK: Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë përmbylli me sukses stërvitjen fushore “Steel-02”
Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 03 December 2020
Në zonën stërvitore afër kazermës së FSK-së “Ushtarët e NATO-s” në Istog u realizua demonstrimi stërvitor përmbyllës i Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore të FSK-së në kuadër të Stërvitjes Fushore katërditore “Steel-02 ”.
Për të parë nga afër demonstrimin e operacioneve stërvitore, ishin ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama të shoqëruar nga zyrtarë e oficerë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Në fillim, ata u pritën nga ana e komandantit të Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj dhe stafi i tij i cili falënderoi për vizitën duke e vlerësuar lart si shprehje e kujdesit permanent të lidershipit me ndikim të madh në motivimin për punë të suksesshme edhe në të ardhmen.
Me këtë rast, komandanti i Regjimentit të Dytë, nënkolonel Astrit Haliti dhe komandanti i Kompanisë 2A, kapiten Kreshnik Zeneli njoftuan lidhur me qëllimin e stërvitjes, konceptin, njësitë e angazhuara, përbërjen e tyre, organizimin, skenarin, si dhe operacionet të cilat u ekzekutuan në stërvitjen përkatëse. Pas demonstrimit stërvitor, pjesëtarëve të task-forcës pjesëmarrëse në stërvitje iu drejtua ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i cili shprehu përshtypjet e tij për nivelin e lartë të profesionalizimit të demonstruar gjatë stërvitjes.
“Demonstrimi i juaj i sotëm më bënë shumë krenar dhe me besim të plotë se aftësitë dhe kapacitetet tuaja profesionale janë në nivelin më të lart për t’u përballur me të gjitha kërcënimet dhe rreziqet e formave të ndryshme bashkëkohore e shumë komplekse që mund të cenojnë integritetin e vendit dhe sigurinë e qytetarëve tanë” tha ndër të tjera ministri Quni.
Nga ana e tij, gjeneral Rama shprehu vlerësimin e lartë për nivelin e planifikimit dhe ekzekutimit të stërvitjes së sotme duke theksuar se ky nivel i profesionalizmit të demonstruar është dëshmi e fuqishme se kemi forca të ndërveprueshme për operacione të përbashkëta me forcat aleate.
“Misioni ynë fisnik dhe detyrat tona kërkojnë mund, sakrificë dhe përgjegjshmëri të lart. Për këtë duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm për të tashmen dhe të ardhmen e vendit duke kujtuar gjithmonë të kaluarën tonë dhe mbështetjen e partnerëve tanë ” tha ndër të tjera gjeneral Rama.
Me këtë stërvitje, përmbyllet suksesshëm cikli i stërvitjeve të planifikuara të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë për këtë vit dhe ishte aktiviteti i radhës i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në kuadër të procesit të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e territorit, si detyrim kryesor ligjor i saj./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...