Lajme

FSK përfundon edhe një ushtrim në kuadër të përgatitjeve për “Defender Europe 2023”

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 08 May 2023

Forcat e Sigurisë së Kosovës në kuadër të përgatitjeve për “Defender Europe 2023”, kanë përfunduar ushtrimin fushor “Steel Alpha 2023”, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë ushtrim, sipas njoftimit janë kryer stërvitje për operacione të mbrojtjes, sulmuese, të sigurisë dhe stabilitetit.

“Në kuadër të përgatitjeve për Ushtrim “Defender Europe 2023”, është realizuar Ushtrimi Fushor “Steel Alpha 2023” për valdimin e Kompanisë A dhe Togut IVR nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore. Në këtë ushtrim janë kryer stërvitje për operacione të mbrojtjes, sulmuese, të sigurisë dhe stabilitetit, duke i përfshi këtu edhe stërvitjet në nivel kompanie (LFX) me të gjitha sistemet e armatimit”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera