Lajme

FSK njofton se kanë filluar stërvitjet ushtarake bazë për 316 rekrutë

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 24 July 2023

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se kanë filluar stërvitjet ushtarake bazë për rekrutë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se plan-programi zgjatë 9 javë, ku janë 316 rekrutë, transmeton Telegrafi.

“Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të kujdeset për trajnim dhe zhvillim të karakterit luftarak për rekrutet e rinj. Atdhedashuria dhe profesionalizmi janë pjesë përbërëse e plan-programit 9 javor. Përgatitja për shërbim ndaj vendit për 316 rekrutët ka filluar sot”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

FSK shton tutje se “e ardhmja fillon këtu”.

Ndryshe, FSK po vazhdon të pajiset edhe me armatim, ku para ditëve kanë prezantuar edhe dronët e blerë nga shteti turk.Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera