Lajme

FSK në veri? Flet Burim Ramadani

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 23 November 2018

“FSK nuk ka shkuar në veri”.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministër i FSK-së, Burim Ramadani.

Ramadani përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo vetëm vetëm propagandë.

-Advertisement-

“Janë veç spekulime dhe propagandë, FSK nuk ka shkuar në veri. Duke parë spekulime dhe propagandë të vazhdueshme të lidershipit dhe mediave në Serbi, sidomos nga dita e djeshme, e bëj të qartë për opinionin se Ministria dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe asnjë lëvizje në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai madje ka kërkuar që askush të mos bie pre e kësaj propagande./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera