Lajme

FSK-ja konfirmon se ushtari i saj u arrestua nën dyshimin se keqpërdori seksualisht një të mitur

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 08 February 2019

Zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala e ka konfirmuar për Gazetën inFokus arrestimin e një pjesëtari të FSK-së nga Policia nën dyshimin se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës 15 vjeçare.

Shala ka thënë se ushtari është nga komunitetet pakicë.

“Ne si ministri e konfirmojmë rastin se ka ndodhur një arrestim i një pjesëtari të FSK-së, pjesëtar i komuniteteve pakicë. Është i ndaluar dhe me të merren organet e Polcisë dhe Prokurorisë”, ka theksuar Shala.

-Advertisement-

Ai ka thënë se edhe FSK-ja do të marrë masa ndaj tij

“Sigurisht që edhe ne si FSK do të veprojmë dhe do të marrim masa në bazë të rregulloreve të brendshme ndaj ushtarit”, ka thënë shkurt Shala. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera