Lajme

FSK-ja fiton medalje argjendi në garën ushtarake “Cambrian Patrol ‘22”

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 17 October 2022

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar medalje të argjendtë në garën prestigjioze ushtarake “Cambrian Patrol ‘22” të mbajtur në Britani të Madhe.

Në këtë garë morën pjesë 107 ekipe të ushtrive ndërkombëtare, është njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes.

“Në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orësh në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare. Performanca e FSK-së është vlerësuar lartë edhe nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter, si demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK ka përmbushur”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera