Lajme

Fshihen grafitet kundër vëllait të Gani Gecit

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 25 October 2024

Tashmë janë fshirë grafitet që u bënë sot në mëngjes kundër Fadil Gecit, vëllait të Gani Gecit që dëshmoi në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Këto grafite, të cilat e shfaqnin portretin e Fadil Gecit me një shkrim denigrues të vendosur nën të, u vendosën në disa mure në qendër të Prishtinës të enjten.

“Sh* i biri i shk***”, shkruhej në grafite.

-Advertisement-

Gani Geci, i cili tha se e ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, e akuzoi Hashim Thaçin se qëndron prapa grafiteve.

Dikush vendos grafite të Fadil Gecit në objektin e ministrisë së Kulturës me mbishkrimin “SHKA I BIRI SHKINES”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera