Sport

FSHF nxjer ne shtije biletat për miqsoren ndaj Jordanisë

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 20 September 2018

Jordania është kundërshtari i radhës për Kombëtaren e Shqipërisë më 10 tetor. Kjo ndeshje miqësore luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe trajneri Kristian Panuçi ka shansin të testojë ekipin para ndeshjes së Ligës së Kombeve me Izraelin në transfertë.

FSHF-ja ka bërë me dije se kanë dalë në shitje “online” biletat për miqësoren me Jordaninë, duke bërë të ditur edhe çmimet e tyre, që nuk duken favorizuese. Një biletë në tribunat përballë të stadiumit “Elbasan Arena”, D, E dhe F, kushton 700 dhe 1000 lekë të rinj. Një çmim goxha i kripur për të parë një kundërshtar si Jordania, përtej dëshirës së madhe për të ndjekur ekipin kuqezi. Në tribunën VIP të stadiumit, një biletë kushton 6 mijë lekë të rinj.

Më të lira janë çmimet e biletave për tribunat pas portave, që kushtojnë nga 300 deri në 500 lekë të rinj. Mbetet për t’u parë pjesëmarrja në këtë ndeshje miqësore, por me këto çmime vështirë se do të ketë një numër të lartë tifozësh, aq më tepër që edhe kundërshtari nuk është se sjell ndonjë kuriozitet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera