Lajme

Fshehu kokainë në trupin e tij, arrestohet nga policia

Autori: Ermirë Berisha 22:20 | 08 March 2022

Mbrëmjen e së hënës është arresuar një person, i cili dyshohet se kishte fshehur 700g Kokainë në trupin e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Policisë së Kosovës, personi i dyshuar për fshehjen e drogës është arresuar nga Policia Kufitare e Vërmicës.

Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

-Advertisement-

“Policia Kufitare e Kosovës me datën 08.03.2022, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit kufitar në hyrje në Pikë kalimin kufitar në Vërmicë ka arrestuar një person të dyshuar shtetas shqiptar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shperndarja dhe shitja  e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera