Lajme

Fshehu drogë në bagazh dhe tentoi ta kalonte në Greqi, prangoset 36-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 13 January 2020

Një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek është goditur në kohë në Qafë Botë.

Kështu u sekuestruan në automjet 36.3 kg kanabis si dhe u vu në pranga poseduesi, shtetasi E. K., 36 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore, duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjetin tip “Peugeot” është konstatuar se në pjesën e bagazhit ishte fshehur një sasi me lëndë narkotike, në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e saj.

-Advertisement-

Pas konstatimit, Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas kontrollit më të imtësishëm rezultoi se në mjet ishin fshehur gjithsej 36.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për hetimin e  narkotikëve kanë  arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit

Materialet do t’i referohen prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”. /tch

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera