Lajme

Fshehën në tunel 768 kg drogë, arrestohen dy shtetas në Përmet

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 27 May 2017

Policia ka vënë në pranga dy shtetas pasi akuzohen për mbjellje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Piskova” në Përmet dhe në pranga kanë rënë shtetasit Gentjan Hysenji, 36 vjeç dhe Donald Nikollari, 32 vjet.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi:

-Advertisement-

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër se në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar operacioni “Piskova”.

Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera