Lajme

Fshatrat e Obliliqit me ndriqim, vendosen 780 drita

Autori: Gazeta inFokus 00:03 | 10 December 2019

Në fshatin Breznicë dhe Kozaricë, është bërë përurimi i projektit të rrjetit të ndriçimit publik.

Kështu është bërë e ditur përmes njoftimit të komunës në rrejtin social facebook, ku parashihet të vendosen 780 drita që do të përfshijnë të gjitha fshatrat e Obiliqit, shkruan gazeta inFokus.

“Në fshatin Breznicë dhe Kozaricë përurohet projekti i ndriçimit publik

-Advertisement-

Në fshatin Breznicë dhe Kozaricë, sonte është bërë përurimi i projektit të rrjetit të ndriçimit publik, këtyre fshatrave tashmë infrastruktura rrugore iu është kompletuar edhe me ndriçim, duke rritur kështu sigurinë e banorëve të dy fshatrave.

Në përurimin e këtij projekti ishte edhe Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, i cili uroj banorët për këtë projekt dhe në të njejtën kohë theksoi se:

“ Prioriteti i qeverisjes mbetet kompletimi i projekteve infrastrukturore që janë elemente baze të jetës së qytetarëve, me këto projekte po kontribojmë në ndryshimin e mirëqenies së banorëve nëpër fshatrat e Komunës së Obiliqit“

Projekti i ndriçimit publik i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka filluar nga fshati Breznicë, ku në bazë të projektit do jenë rreth 780 drita dhe do përfshijë të gjitha fshatrat e Obiliqit”. Thuhet në njoftimin e komunës./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera