Lifestyle

Fshati që është kthyer në atraksion për vendasit e të huajt

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 19 August 2019

Bogova është një fshat që emrin e ka marrë nga burimi me ujin si kristal me të njëjtin emër. Ai nuk gëzon zyrtarisht statusin e një fshati turistik, edhe pse i ka të gjitha potencialet për të qenë i tillë.

Bogova është në njësinë administrative me të njëjtin emër, në bashkinë e Skraparit nw Shqipëri. E shtrirë mes maleve dhe e gjelbëruar gjatë gjithë vitit, fshati Bogovë është kthyer në një atraksion turistik për turistë vendas dhe të huaj.

Endri është brezi i tretë i familjes Qato, familjes më të vjetër në Bogovë. Pasi mbaroi shkollën e kulinarisë, tashmë punon në lokalin e tij dhe tregon për gatimet tradicionale, të cilat ia ka mësuar gjyshja.

-Advertisement-

Kryeplaku i fshati Bogovë, Kujtim Bakiu pohon se vitet e fundit ka një rritje të numrit të turistëve që kanë futur në axhendat e tyre Bogovën.

Ujëvara e Bogovës, me ujë të ftohtë dhe të kristaltë është një perlë e natyrës. E pozicionuar në anën e majtë të luginës së Osumit, kjo perlë natyrore gjendet e fshehur mes pyjeve, shpateve e bimësisë së dendur dhe izolimi i saj përbën pikën e fortë të këtij destinacioni mbresëlënës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera