Lifestyle

Fshati italian mban larg koronavirusin me ujin mrekullibërës që shëroi gjeneralët e Bonapartit

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 31 March 2020

Koronavirusi ka gjunjëzuar veriun e Italisë, por në fshatin Montaldo Torinese atje nuk ka as edhe një rast të vetëm, edhe pse gjendet shumë pranë epiqendrës së sëmundjes.

Disa besojnë vërtet se mbrohen nga “uji i mrekullueshëm”, i njëjti që sipas një legjende, shëroi trupat e Napoleon Bonapartit nga pneumonia. Montaldo Torinese shtrihet rreth 19 km nga Otironi, kryeqyteti rajonal ku që nga e shtuna 3,658 vetë u prekën nga virusi.

Uji nga pusi i fshatit me 720 banorë, besohet të ketë ndihmuar në shërimin e trupave të Napoleonit, që kishin ngritur kampin aty qershorin e vitit 1800 para një beteje në Marengon fqinj.

-Advertisement-

“Sipas gojëdhënave, gjeneralët e Napoleonit ishin të sëmurë me pneumoni,” tha për the Guardian Sergio Gaiotti, kryebashkiaku i Montaldo Torinezes. “Falë ajrit të pastër, këtij fshati të pacenuar, por edhe këtij pusi, ata u shëruan. Gjatë asaj periudhe, uji ndoshta ka ndihmuar vërtet.

Por sot, pusi është mbyllur dhe uji i tij përdoret vetëm për të ujitur fushat. Ju nuk mund të pini prej tij”, thotë Gaiotti. Sipas kryebashkiakut, arsyet më të besueshme për mungesën e koronavirusit në Montaldo Torinese mund të jenë ajri i pastër dhe mënyra e jetesës së shëndetshme, si dhe përpjekjet e tij për të paralajmëruar njerëzit në kohë për rreziqet e koronavirusit dhe shpërndarjen e maskave të fytyrës për të gjitha familjet, ndërsa njerëzit u bindën shpejt të zbatonin rregullat e shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë dhe larjes së rregullt të duarve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera