Lajme

Fshati i Ferizajt organizohet për inaugurimin e Joe Biden

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 19 January 2021

Banorët e fshatit Bibaj tashmë kanë kryer të gjitha përgatitjet që nesër të shënojnë simbolikisht inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve në rrugën që mban emrin e djalit të tij të ndjerë.

Sipas kryetarit të fshatit Bibaj, Faton Haxhisalihu, nesër (20.01.2021) do të ketë një organizim rreth orës 10:30 para shkollës së fshatit.

Ai ka bërë të ditur se në këtë organizim do të jenë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan.

-Advertisement-

Tashmë në këtë pjesë të fshatit janë vendosur mbi 100 flamuj amerikanë dhe postera, që nga ura e Ferizajt deri tek hyrja në Autostradë.

“Ne si popull shqiptarë do të jemi mirënjohës gjithmonë ndaj popullit amerikanë. Zoti e bekoftë popullin shqiptarë dhe popullin amerikanë”, ka shkruar kryetari i fshatit, Faton Haxhisalihu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera