Lifestyle

Frymëzuese! Nëna 98-vjeçare i bashkohet djalit 80-vjeçar në azil, për t’u kujdesur për të (Fotot)

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 19 October 2019

Ada Keating është emri i gruas 98-vjeçare, e cila është prova perfekte e lidhjes së pathyeshme midis nënës dhe djalit të saj.98-vjeçarja, nga Liverpuli, i është bashkuar djalit të saj më të madh, Tom, 80-vjeç, n ështëpinë e kujdesit për të moshuarit , azilin ‘Moss Vieë”, për t’u kujdesur ende për të. Fatmirsht ata të dy shkojnë shumë mirë bashkë, dhe e kalojnë ditën e tyre së bashku.

Ata luajnë lojëra gjatë ditës, e ndërsa natën 98-vjeçarja i dhuron gjithmone puthjen e natës së mirë djalit të saj, e ndërsa Tom është shumë i lumtur që mamaja e tij vazhdon të kujdeset për të edhe pas kaq shumë viteve.Ada Keating dhe bashkëshorti i saj kanë katër fëmijë, Tom, Barbara , Margaret dhe Janet, e cila vdiq në moshën 13-vjeçare.

Ada vendosi të shkojë në azil, pasi gjendja shëndetësore e djalit të saj u përkeqësua dhe ata nuk mund të kujdeseshin dot më në shtëpi për të.Historia e tyre ka bërë xhiron e rrjetit, dhe është një hstori dashurie e pastër dhe inspiruese.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera