Lajme

Frymëzuese: Çifti amerikan adopton fëmijën e dytë shqiptar me sindromën Down

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 03 May 2017

Vetëm pak kohë më parë u bë e ditur se një çift amerikan nga Kalifornia ka birësuar një fëmijë me sindromë Dawn në Shqipëri.

Si duket çifti Mortensen kanë rënë në “dashuri” me djalin shqiptar pasi ato kanë birësuar edhe një tjetër djalë me sindromën Dawn, të cilin prindërit e kishin braktisur në jetimore.

Historia e bukur është publikuar nga revista “Living”, e cila vite më parë bëri publik dhe lajmin që çifti nga Kalifornia adoptoi Marion.

-Advertisement-

Ndërsa këtë herë, Mortensen-ët adoptuan Arviolin e vogël, duke e marrë atë nga jetimorja për të jetuar me vëllanë dhe tri motrat.

“Në këtë rast, jemi ne të bekuarit. Falenderojmë çdo ditë Zotin për Marion dhe Arviolin.

Mario ka qenë një bekim i jashtëzakonshëm për ne dhe na ka mësuar shumë për vlerën e vërtetë të gjërave në jetë.

Jemi të sigurtë që edhe nga Arvioli do të mësojmë shumë gjëra të tjera.”-është shprehur për Living nëna adoptive, Colleen Griffin Mortensen. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera