Fruti që mban të shëndetshëm sistemin tuaj tretës
Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 25 May 2022
Shqetësimet me tretjen prekin shumë njerëz në mënyrë periodike.
Një frut i rëndësishëm që mund të konsumoni nëse vuani nga shqetësime të aparatit tretës është dardha.
Dardha është një nga frutat me përmbajtjen më të lartë të fibrave.
Vetëm një dardhë përmban gjashtë gram fibra, ku një sasi e konsiderueshme janë fibra të patretshme.
Fibrat e patretshme veprojnë si një laksativ, duke lehtësuar lëvizjen e ushqimit nëpër aparatin tretës.
Kjo fibër është e bollshme veçanërisht tek lëkurat e dardhave.
Të gjitha llojet e dardhave kanë sasi të larta fibrash dhe mund të përshtaten edhe në shumë receta.
Megjithatë, duhet të dini se dardhat që janë më të forta janë më të mirat për pjekje, ndërsa dardhat e buta mund të jenë më mirë kur përdoren në supë.
AgroWeb.org iu njeh me disa mënyra kreative se si mund t’i shijoni dardhat:
Si T’i Shijoni Dardhat
Tost: Shtoni dardha të freskëta të prera hollë sipër një buke të thekur, të lyer me krem ​​djathi dhe spërkateni me fistëkë, për ta nisur ditën mbarë. Buka këshillohet të jetë me drithëra integrale, pasi ajo iu furnizon me fibra të patretshme të cilat ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut.
Sallatë: Herën tjetër që do të blini një sallatë jeshile me gjethe të errët, përdorni copa dardhe të prera në kubikë për të shtuar ëmbëlsi natyrale dhe një sasi frutash në vaktin tuaj.
Tërshërë: Në vend të boronicave, si një nga frutat e preferuara që shtohet në një tas me tërshërë, ju mund të shtoni dardha të freskëta për të siguruar një shije të ndryshme dhe plot vlera ushqyese për organizmin.
Ëmbëlsirë: Pritini dardhat në copa për së gjati dhe zhytini në çokollatë të zezë të shkrirë. Kështu do të siguroni një vakt të ëmbël dhe me vlera.
Lëng: Nëse dëshironi, ju mund t’i kombinoni ose jo, me fruta të tjera për të bërë një lëng frutash të freskët.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...