Fruti i plotë apo lëngu/ Cili ka më shumë vlera për organizmin
Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 13 October 2021
Lëngu i portokallit tingëllon si alternativë e mençur dhe e shëndetshme për ta nisur ditën. Megjithatë ajo gotë me lëngun e artë mund të mos jetë aq e shëndetshme, pavarësisht pranisë së vitaminave dhe mineraleve. Studimet kanë treguar se gjysëm gote me lëng 100% frutash rrit me 16 përqind rrezikun e diabetit të tipit 2.
Sipas ekspertëve konsumi i frutave nëpërmjet lëngut të tyre është i gabuar dhe konsumatorët duhet gjithnjë të zgjedhin frutin e plotë. Arsyet janë të thjeshta: lëngjet të ngopin pak, kanë shumë sheqer dhe kanë më pak fibër.
Përse Janë Të Rëndësishme Fibrat?
Fibrat ndihmojnë tretjen, balancojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe të bëjnë të ndihesh i ngopur. Ka dy lloje fibrash që gjenden në fruta dhe perime të ndryshme.
Fibrat e patretshme që luajnë rolin e një udhërrëfyesi për gjithçka futet në trup, sidomos në aparatin tretës
Fibrat e tretshme që gjenden tek produktet si kastraveci, drithërat, karrotat, arrat dhe farat. Fibrat e tretshme ofrojnë një sërë përfitimesh, përfshirë uljen e kolesterolit, thithjen e karbohidrateve nga ushqimet dhe ndihmën që u jep baktereve të mira në stomak. Fibrat e tretshme gjenden edhe në produkte si tërshëra, molla, kumbullat, pjeshkat arrat dhe farat. Fibra është e rëndësishme në ushqimin tonë të përditshshëm, ndaj nëse ju pëlqejnë lëngjet, merrni frutat dhe perimet dhe grijini, por mos i shtrydhni gjithmonë, kështu merrni edhe dozën ditore të fibrës. Sipas studimeve, meshkujt dhe femrat kanë nevojë të konsumojnë të paktën dy filxhanë fruta dhe dy filxhanë perime në ditë. Fëmijët kanë nevojë për një.
Fruti Është Mbret
Kombinimi i të gjitha varieteteve të fibrave që gjenden në frutin e plotë vonon përthithjen e sheqerit nga sistemi tretës dhe ndihmon mëlçinë që të mos jetë aq e ekspozuar ndaj dozave të larta të sheqerit. Sa më shumë fibra të ketë një frut, aq më shumë kohë do t’i duhet të rrugëtojë në aparatin tretës, duke ushqyer stomakun me ushqyesit e nevojshëm që luftojnë sëmundjet e ndryshme. Nga ana tjetër, frutat me fibra të bëjnë të ndihesh i ngopur dhe si rrjedhojë nuk e tepron me ushqimin. “Njerëzit që konsumojnë pak fibra, hanë më shumë” thonë ekspertët. E thënë thjeshtë: Të gjithë mund të pinë 170 gram lëng frutash në ditë, por të hash tre portokalle në të njëjtën kohë është e vështirë sepse ngopesh lehtë.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...