Shëndetësi

Fruthi përhapet në Europë, OBSH: 21 mijë të prekur, 35 viktima

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 19 February 2018

Fruthi është rikthyer në Evropë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se sëmundja ka prekur 21.315 persona dhe ka shkaktuar 35 viktima ne 2017 pas një numri më të ulët rastesh të një viti më parë.

Sipas zyrës rajonale të OBSH për Europën, vala më e fundit e shpërthimit të rasteve të fruthit prek 1 në 4 shtete europiane.

Numri më i madh i rasteve janë raportuar në Rumani me 5562 raste, Itali 5006 e Ukrainë me 4767 raste, vende këto ku kohët e fundit ka pasur një tendencë në rënie të vaksinimit.

-Advertisement-

Greqia me 967 raste, gjermania me 927 raste, Serbia me 702 raste kanë regjistruar po ashtu një rritje të ndjeshme.

OBSH thotë se është angazhuar në fronte të ndryshme për të parandaluar përhapjen e rasteve të reja, ku rol kryesor ka ndërgjegjësimi i publikut për vaksinimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera