Frrok Çupi tallet dhe sulmon keq Baton Haxhiun e Berat Buzhalen !
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 02 July 2017
Frrok Çupi
…Nuk iu mjaftojnë temat e Pejës dhe të Rugovës; duhet “me u dukë edhe këndej nga Shqipnia” ku ka plas peshku.
Ky Batoni i di të gjitha “punët e Shqipnies”. E pyesin për viçat dhe për kastravecat, dhe thotë: “jo, nuk bajnë… E di un bre ‘lla, çato specat e Shqipnies nuk po vyjnë n’Jugosllavie’.
“O Baton, a po flasim për Shqypnien, apo për Jugosllavien?”.
“Çe bre, nuk po mujsh me e dallue, se une jam msue me demokracinë e shteteve t’mdhaja… Ju nuk pe dini se kini dal vonë prej Jugosllavie…, m’fal, prej komunizmi”.
“Po pse, o Baton po ngatërrohesh me këto punët këtu, ku po i din ti?’.
“Çe bre ‘lla ça nuk po di unë, a nuk kam unë pasaportë t’Shqipnies?!”.
“Po, mirë more Baton, po si e di ti se Ilir Meta nuk do të jetë president i Republikës së Shqipnies?” (Batoni ka vu bast ma kaull se Meta nuk do të jetë).
“Paj, pe di unë bre ‘lla… A nuk pe konsideroni se unë jam vllau juj?! A nuk po mirrni parasysh se flas me Edi Ramën?”.
“Po a mundet me i ditë të tana punët kryeministri, o Baton? Se ka ndarje pushtetesh, ka kushtetutë, ka ligje?… A ç’eshtu po i di ti, tu hedh fall, bre ‘lla?”.
“Mu mos me më thanë ç’ashtu bre!, se unë po di… E kam ni burim unë si nuk ta tregoj… Kam njanin që ka magjistrue për politikë, ani pse punon në ndërtimtari… E pra mos pyet se ka po i di…”.
Baton Haxhia, që e dija pseudonim të Veton Surroit, sapo ‘shkarkoi’ presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u nis për në Pejë. Se në Prishtinë nuk ka shumë qejf të shkojë që në kohën kur stimuloi sikur e kishte vrarë regjimi i Millosheviçit në Luftën e Kosovës. Ne këtu në Tiranë u shkrimë në lot, se menduam se kanë vrarë Veton Surroin…
Vetoni shkoi në Pejë, në televizionin e B.B (Berat Buzhala) dhe bëri intervistë me Beratin nga Lushnja e Pejës. Lushnja e pyeti : “Pa si mendon ti se kush e meriton me qenë në krye të PD në Tiranë?”. (Lushnja thashë?… më falni, desha të them Berat… Mund të kisha thënë edhe Roskovec ose Zhamë… Psh., Zhamë Buzhala).
E pyeti Berati dhe u përgjigj Batoni… Njësoj si të pyeste Batoni e të përgjigjen Batoni; ose si të pyeste Berati e të përgjigjej Lushnja.
-Pa më thuaj- tha Berati- kush e meriton me udhëheq PD-në në Tiranë?
Batoni, që e kishte porosit vetë pyetjen, u përgjigj:
“E meriton Argita Malltezi”
Dhe vazhdoi: “Veç një problem e ka mbajtë larg Argitën… i vëllai Shkëlzeni”.
“Jo, more?!”
“Po besa!”- tha Batoni
Batoni vazhdoi: “Luli asht ngrirë me dëshirën e Berishës… E kanë një vijë familjare me Berishën dhe Argitën, plus disa në Kosovë që po i di une” (Intervista sot në gazetën ‘Panorama).
Batoni i shërben një thashethemi kriminal që u përdor kundër familjes Berisha kur ishte kryeministër.
“Po Jamarbër Malltezi doli kundër Bashës?!”, pyet Berati.
Batoni: “Mendoj se është një taktizim brutal. (hajde gjeje çfarë do me thënë kjo, o Veton- shënim i autorit), që më ka pëlqyer”.
“Unë mendoj se doktori e ka futur atë…”, thotë Batoni.
Berati: “Po ti a mendon se janë të afërt Basha dhe Argita?”.
Vetoni (Batoni): “Luli dhe Argita kanë jetuar në Prishtinë”, dhe i bën me sy Lushnjës (Beratit)
(Intervista është deskriptuar në Panorama sot).
Duket si dialog të marrësh. Se nuk mund të thuash ‘ndrikulla që hedhin fall’ sepse ndrikullat ruhen nga ndonjë gjë… Por këta…, fare.
… Ja të presim sa të kthehen në Tiranë të na ngatërrohen si zorra…(Marrë nga Koha Jonë)
Të tjera
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...