Frikësohet Beogradi, nis presionet mbi kandidatët serb në Kosovë (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 27 May 2017
Presioni i Qeverisë së Serbisë përmes strukturave paralele po vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. Beogradi zyrtar është duke insistuar që të zgjedhurit e tyre në Kuvendin e Kosovës të jenë të ‘dëgjueshëm’. Andaj, ata kanë vendosur që mos të lejojnë asnjë kandidatë të serbëve që janë pro Republikës ku jetojnë.
Presioni që është shfaqur haptas është ndaj një kandidati të Partisë së Pavarur Liberale, e cila udhëhiqet nga Slobodan Petroviq. Me dirigjim të qeverisë serbe është pushuar nga puna ky kandidat për deputet.
Bëhet fjalë për Goran Marinkoviq, një ekonomist i punësuar në “Elektroprivreda Srbije” me zyre edhe në Graçanicë. Në një intervistë për “Indeksonline”, ai ka treguar se posa shefat e tij kishin mësuar për kandidimin e tij për deputet të Kosvës të njëjtit e kishin ftuar në bisedë.
“Me datë 22 maj më kanë ftuar drejtorët Dojqin Kostiq dhe Zvonko Mitoviq dhe më kanë kërkuar ta tërheqë kandidaturën për deputet, unë nuk kam pranuar , dhe me datë 25 maj më kanë sjellur vendimin me të cilin përkohësisht pushohem nga puna” thotë Marinkoviq.
Ai pretendon se ka edhe një audio incizim me të cilën vërtetohet presioni nga tij, por shton se incizimin nuk e ka dorëzuar në polici.
“Këtë audio incizim ia kam dorëzuar ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, por e di që edhe ambasada e SHBA-ve është në dijeni për rastin” shton Marinkoviq.
Edhe kryetari i Marinkoviqit dhe SLS-it, Sllobodan Petroviq thotë se presionet ndaj kandidatëve tjerë por edhe të qytetarëve janë nga më të ndryshmet.
“ Largime nga puna, largime nga skemat penzionale, nga ndihmat, nga fakultetet janë disa nga presionet” thotë Petroviq. Petroviq shton se kishin paralajmëruar për një gjë të tillë, por nuk kishin menduar që kërcënimet do të jenë aq brutale.
“U bëjë thirrje institucioneve që të sigurojnë zgjedhje fer dhe të lira, qytetarët po kërcënohet që të votojnë për kandidatët e listës serbe, ti voto por mos kërcëno” shprehet Petroviq.
Goran Marinkoviq i larguari nga puna tregon se nëse nuk i ofrohet siguri nga organet e Kosovës, atij nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të kërkon azil në ndonjë shtet.
Ndryshe partia SLS në një anketë ishte dale partia e parë që do të votohet nga serbet e Kosovës, dhe siç duket kjo po i pengon zyrtarëve të Beogradit. /Indeksonline/ Alban Muhaxheri/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...