Lajme

Frikë nga ISIS’i, nesër s’ka koncert për Amerikën në sheshin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 03 July 2017

Që nga paslufta në Kosovë, data 4 korrik është shënuar me koncertë në sheshin e kryeqytetit, si shenjë falenderimi ndaj Amerikës në ditën e pavarësisë.

Por ka disa vite që kjo traditë është ndërprerë dhe koncerti “Thank You USA”, nuk po mbahet më.

Në dy vitet e fundit, ishte frika nga kërcënimet e ISIS’it për ndonjë sulm të mundshëm terrorist arsyeja që e ndërprenë këtë traditë e që duket vazhdon të jetë e njejta edhe këtë vit.

-Advertisement-

Ky koncert nuk do të mabahet as nesër, kur pritet të shënohet përvjetori i pavarësisë së Amerikës, shkruan Magazina.al

Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur për Magazina.al, se askush nuk ka bërë kërkesë për të shfrytëzuar hapsirë publike për ditën e nesërme.

“Në Komunën e Prishtinës nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë për leje të shfrytezimnit të hapesirës publike për këtë datë”, ka thënë për Magazina.al, Zyra për mardhënie me publikun në Komunën e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera