Lajme

Frikë e panik pas tërmetit, bllokohet trafiku në Izmir të Turqisë nga përpjekjet për të ikur nga qyteti

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 30 October 2020

Shumë qytetarë kanë vendosur të largohen nga Izmiri pasi ekziston frika për pasgoditje tërmeti. Kjo ka sjellë trafik të rënduar, duke detyruar Ministrin e Brendshëm të reagojë në rrjetet sociale.

Soylu u ka kërkuar qytetarëve të Izmirit që të mos përdorin automjetet personale, pasi kanë bllokuar rrugët.

-Advertisement-

“Kërkesa jonë nga qytetarët tanë në Izmir, ju lutem mos përdori automjetet tuaja. Ne kemi të gjitha mjetet e nevojshme për t’iu ardhur në ndihmë, ekipet tona janë në terren. Ajo që na duhet në këtë moment të vështirë është rruga. Ju lutem na lini rrugën e lirë për të ndërhyrë”, ka shkruar ministri i Brendshëm.

Deri tani në Turqi janë konfirmuar 12 persona të vdekur dhe më shumë se 400 të plagosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera