Lajme

Frikë dhe panik pas sulmit me armë, ja çfarë po ndodh në Las Vegas

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 02 October 2017

Një sulm me armë ka ndodhur në një prej kazinove të mëdha në Las Vegas, pikërisht në ‘Mandalay Bay’.

Policia ka bërë thirrje që njerëzit të mos i afrohen zonës ku janë raportuar të shtënat dhe ka pasur një prani të madhe të efektivëve.

Një video e filmuar nga Eiki Hrafnsson dhe e hedhur në Twitter tregon se çfarë po ndodh në kazinonë e madhe dhe në zonën përpara hotelit, i cili aktualisht është mbyllur.

-Advertisement-

Sipas atyre që shkruajnë në Twitter, mësohet se ka njerëz të bllokuar në kazino dhe hotel, e të tjerë që vrapojnë me të shpejtë që t’i shpëtojnë plumbave.

Dyshohet se mund të jetë më shumë se një person që është duke qëlluar me armë./Syri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera