Frika për të rënë në dashuri ekziston vërtet dhe quhet philofobia!
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 14 December 2021
Po e nis duke thënë që kam një lajm të mirë dhe një të keq. Lajmi i mirë është që tashmë keni një argument të vërtetë kur nuk iu pëlqen dikush. Në vend që të thuash “ Nuk ndihem gati për një marrëdhënie të re, mund të jesh më elegant dhe të përgjigjesh “ Më vjen keq, vuaj nga philophobia. Lajmi i keq është që nëse ke vërtetë frikë të dashurosh atëherë mund të kesh realisht këtë problem.
Të gjithë ne, kemi pësuar një zhgënjim dashurie, një dhimbje që na bën të dëgjojmë “ Ndarja” nga Soni Malaj deri sa të na zërë gjumi. Asgjë e re. Por ndoshta jo të gjithë e dinë që dhimbja nga dashuria mund të trasfromohet në frikë nga dashuria, philophobia ose filofobia. Një patologji e vërtetë që të bën të ikësh me vrap para çdo takimi. Kjo nuk të lejon që të ndërtosh një të ardhme bashkë me dikë tjetër. Në rastet më të rënda, personi ka frikë të dashurojë miqtë apo të afërmit.
Të gjitha këto dinamika i kemi parë edhe në filma, i njohim mirë, por sot kanë dhe një emër, por dhe një faqe web, philophobia.info. Sipas përshkrimit në faqen e internetit të dedikuar, philophobia është shkenca mjekësore e cila definon filofobinë si një frikë jo normale dhe të pa justifikuar për të rënë në dashuri. Fjala rrjedh nga greqishtja e vjetër, ku philo do të thotë dashuri, dhe phobia do të thotë frikë. Kjo frikë nga dashuria nuk është vetëm një situatë emotive, sepse mund të krijojë dhe probleme fizike reale dhe të krijojë nj ëndarje të vërtetë me familjarët, miqtë apo kolegët. Simptomat e filofobisë ndryshojnë nga nervozizmi në prezencë të partnerit, frikë nga mendimi që do takosh dike .Në rastet më ekstreme filofobia krijon panik duke u shoqëruar me djersitje, rrahje zemre, mungesë ajri, marrje mendsh dhe një nevojë për të ikur.
Tani, mos bëni panik. Do kalojë siç ka ndodhur me të gjithë. Nëse keni dyshime që vuani nga filofobia mund të drejtoheni te psikologu ose të shkruani një këngë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...