Lajme

Frika nga terrorizmi, masa të ashpra në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 06 June 2017

Pas sulmit të fundit terrorist në Londër, Gjermania po diskuton për marrjen e masave më të ashpra mbikëqyrjeje në mjedisin islamik. Nën vëzhgim do të jenë edhe të miturit.

Koalicioni qeverisës vendosi ta ulë nga 18 në 14 vjeç moshën e personave që mund të monitorohen dhe hetohen, ndërsa landi i Bavarisë shkoi edhe më tej me pretendimet që në rast dyshimi, në vëmendjen e organeve hetimore të vendosen edhe të mitur të moshës 12 vjeç. 

Kjo mund të ndodhë sidomos nëse ka dyshime konkrete se fëmijët mund të jenë përfshirë në mjedise të rrezikshme.

-Advertisement-

Megjithatë,  kryetarja e Këshillit gjerman të Federatës, kryeministrja e landit Rheinland-Pfalz Malu Dreyer, e kritikoi propozimin e bërë nga ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann për ta ulur edhe më tej moshën e personave që mund të mbikëqyren. 

Sipas saj, vërtet që është një realitet i hidhur që fëmijët radikalizohen me qëllim, po më e rëndësishme, sipas saj, është të investohet në masa parandaluese. Të dhënat e organeve gjermane të Mbrojtjes Kushtetuese tregojnë se shteti islamik i ka shtuar në mënyrë të veçantë përpjekjet për rekrutimin e grave dhe fëmijëve. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, thotë DW, luajnë sidomos rrjetet sociale dhe grupet në WhatsApp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera