Lajme

Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 06 March 2021

Autoritetet në Meksikë kanë ngritur barrikada të larta çeliku rreth Pallatit Presidencial përpara protestave të planifikuara Ditën Ndërkombëtare të Grave më 8 Mars.

Presidenti López Obrador sqaroi se vendosja e gardheve rreth Pallatit Presidencial  dhe monumenteve të tjera para marshimit të 8 Marsit është për mbrojtjen e protestuesve dhe ndërtesave historike.

Nga Maxcanú, Yucatán, presidenti pohoi se “nuk është frikë” dhe se gardhet janë për të mbrojtur Pallatin.

-Advertisement-

Gjithashtu që të mos ketë provokime si në marshimin e fundit ku bomba dhe eksplozivë u hodhën në derën e ndërtesës.

Ai vuri në dukje se të gjithë kanë të drejtë të protestojnë dhe të demonstrojnë, por që ka “shumë provokime, shumë njerëz që infiltrojnë dhe që e kërkojnë atë është të shkaktojë dëm”.

“Ne nuk duam që asnjë palë të lëndohet, domethënë nuk duam që forcat e sigurisë publike të lëndohen dhe nuk duam që gratë që protestojnë të preken dhe të dëmtohen”- tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera