Sport

Frika nga hajdutët, e pabesueshme çfarë ka bërë Rooney në vilën e tij

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 29 July 2018
Wayne Rooney nuk do më të ketë surpriza dhe frika e një vjedhjeje tjetër të mundshme e ka shtyrë të ndërtojë një bunker në vilën e tij prej 20 milionë sterlinash: bëhet fjalë për një “panic room” e ndërtuar nën tokë afër hyrjes, që, siç ka bërë të ditur “The Sun”, ka pakësuar ankthin e familjes të ish-sulmuesit të Everton dhe Manchester United.
Pas eksperiencës së keqe të përjetuar në 2016-ën, e mbyllur me arrestimin e Robert McNamara (u dënuar me dy vite dhe 8 muaj burg për vjedhje në tentativë), ka çuar gruan Coleen të vuajë nga pagjumësia dhe nga frika se mund t’i ndodhë diçka tre fëmijëve që ka me futbollistin e DC United.

Dhoma e veçantë do të jetë monitorë dhe telekamera me cirkuit të mbyllur, kuzhinë dhe banjë. Në shtator, nëse projekti do të miratohet, do të fillojnë gërmimet. Wayne mësohet të ketë kërkuar lejen për të ngritur një mur rrethues, për të mbrojtur më mirë peonin prej 40 hektarësh, e cila përfshin edhe një garazh për gjashtë makina, një kinema, një pishinë dhe një fushë kalçetoje.

Ish-ylli i Manchester Unitedka pak kohë që është transferuar në MLS, ku luan për ekipin e Erick Thohir, DC United. Ai do të jetojë në Angli gjatë kohës që kampionati amerikan nuk do të luhet dhe i ka paraqitur këshillit të East Cheshire të gjithë dokumentet për të marrë lejen e fillimit të punimeve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera