Lifestyle

Frika më e madhe e femrave- prapanica

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 21 May 2018

Keni menduar se femrat frikësohen nga merimangat dhe gjarpri, por e keni gabim. Ato më së shumti frikësohen (së paku kur bëhet fjalë për bukurinë dhe atraktivitetin) nga madhësia e prapanicës së tyre.

Preokupimi më i shpeshtë i femrave janë kilogramët e tepërt, ndërsa pyetja më e shpeshtë, për të cilën dëshirojnë përgjigje negative, është: “A më është rritur prapanica?”.

Në të vërtetë, kjo është frika më e madhe e femrave, sepse është pjesë e anatomisë së tyre, të cilën nuk mund ta shohin dhe ta vlerësojnë, ndaj e kanë vështirë ta fshehin, siç bëjnë me gjinjtë dhe barkun, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Kompania “Wizard Jeans” ka realizuar një hulumtim, ku janë përfshirë 1 800 femra, ndërsa shumica e tyre kanë deklaruar se më së shumti shqetësohen për prapanicën dhe mbajtjen e linjës trupore.

“Mjafton që ta shikoni një femër derisa i vesh pantallonat. Do të kthehet djathtas dhe majtas, duke tentuar të sigurojë dukje të plotë në pasqyrë, ndërsa pyetja e pashmangshme, për të qenë e sigurt nëse i rrinë mirë pantallonat, ka të bëjë me atë nëse e ka prapanicën të madhe”, thotë ekspertja e modës, Sally Allen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera