Lajme

Dy persona sulmohen me armë zjarri në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 15 October 2019

Dy persona janë sulmuar me armë zjarri në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:28 , shkruan gazeta inFokus.

Lajmin për gazetën inFokus e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë,Daut Hoxha.

-Advertisement-

“Rreth orës 20:28 është raportuar se në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë ka pas gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar ankuesit me ç’rast të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë, tanimë të njohur edhe për policinë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka konfirmuar Hoxha për gazetën inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera