Frashër Krasniqi: S’mundesh edhe me e nderu Monin e Arbenin edhe të thuash nuk e ndërroj Kushtetutën
Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 02 March 2021
Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka komentuar deklaratat e kandidatit të VV’së për kryeministër, Albin Kurti, lidhur me bashkimin kombëtar që ky i fundit sot i bëri në Lezhë të Shqipërisë.
Krasniqi i ka thënë Kurtit se s’mundesh edhe me e nderu Monin e Arbenin edhe me thanë nuk e ndërroj Kushtetutën.
Ai gjithashtu tha se Moni e Arbeni, në protestën ku u vranë, kundështonin Pakon e Ahtisaarit sepse ndalohej bashkimi me Shqipërinë.
Tutje, Krasniqi tha se “Sot Albin Kurti në mënyrë hipokrite vendosë lule pranë varreve të Monit e Arbenit. Por ka hequr dorë edhe nga bashkimi me Shqipërinë e edhe nga kundërshtimi i Zajednicës”.
Përvec Krasniqit, edhe Zgjim Hyseni – tjetër zyrtar i PSD’së, ka reaguar ndaj këtyre deklaratave të Kurtit.
Hyseni tha se neni i Kushtetutës së Kosovës që ndalon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, një kohë ishte arsye kryesore për veprim, ndërsa sot është bërë arsye për mosveprim.
“Dikur ndalesa e nenit 1.3 te Kushtetutes ka qene arsyeja kryesore per veprim. Sot qenka arsye per mosveprim. Na e tregoi Ahtisaarin nga Lezha”, shkroi Hyseni në facebook.
Ky reagim i Krasniqit dhe Hysenit erdhi për shkak se Kurti tha që Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë për shkak se nuk e lejon kushtetua e saj. Edhe pse, Kurti gjatë rrugëtimit të tij politik, këtë temë e pati shndërruar në kauzë.
“Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet I pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë Kurti në Lezhë.
Të tjera
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...