Lajme

Frashër Krasniqi përplaset keq me Xhevdet Pozharin, e quajnë zagar njëri-tjetrin

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 03 February 2022

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi është përplasur keq me analistin, Zhevdet Pozhari, shkruan Gazeta inFokus.

Përplasja mes tyre ka ndodhur mbrëmë në emisionin ‘Contex’ në ATV, kur Krasniqi dhe Pozhari po diskutonin për rastin e arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt.

Eskalimi i debati filloi kur Frashër Krasnqi i tha Pozharit se bon analiza psikologjike.

-Advertisement-

“Ti bon analiza psikologjike se kush ka probleme psiqike, e kush s’ka…i ki titujt nëpër portale”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë Pozhari i është kundërpërgjigjur, duke i thënë Krasniqit që të merret vetë me portalet.

“Me ata zagarët e portaleve që bashkë lëpini ashta, vazhdoni ju, mos u merrni me mu”, është shprehur Pozhari.

Ndaj gjuhës së Pozharit ka reaguar përsëri anëtari i PSD-së, duke i thënë analistit se “zagar je ti”.

“Zagar je ti zotni, e kemi pa krejt”, i është kundërpërgjigjur Krasniqi, ndërkohë drejtuesi i debatit ka ndërhyrë dhe i ka ndërprerë lidhjen Frashër Krasniqit.

Më poshtë gjeni momentin kur filloi përplasja ndërmjet Krasniqit e Pozharit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera