Lajme

Frashër Krasniqi për veriun: Kurti, provoi, rezistoi dhe në fund u tërhoq

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 23 May 2023

Frashër Krasniqi nga PSD-ja i ka quajtur “filma” e “shfaqje”, pozicionet e qeverisë Kurti si metoda që sipas tij i ka paraqitur para qytetarëve në mënyrë që ta bëjë themelimin e Asociacionit.

Krasniqi në Politiko në Kanal10 tha se çdo kompromis që ka bërë me Serbinë, kryeministri Albin Kurti e ka kaluar përmes tensioneve që i ka krijuar me vendimet e tij.

“Kurti ka dashtë që në opinion publik të mbesë si një politikan, që u përpoq, resistoj, provojë me shtri sovranitetin, pra këto janë krejt filma. Janë shfaqje sic kanë qenë edhe intervenimet e Policisë, vendimi për targat që e trazoi veriun e në fund u tërhoq. Ashtu sic ka qenë film e shfaqje deklaratat e tij që do t’i arrestojmë barrikaduesit”, tha Krasniqi në Politiko.

-Advertisement-

Ai thotë se Kurti që nga fillimi kur mori mandatin e tij, ishte në dijeni për kompromiset që do t’i bëjë.

“Një pjesë e madhe e shoqërisë ka rënë në grackën e qeverisë Kurti sa i përket metodës që e ka përdorë prej fillimit për me sjell Asociacionin. Metoda e Kurtit në çdo kompromis që e ka ba me Sebrinë, ka kaluar përmes tensioneve. Gjatë gjithë kohës që Kurti i ka bërë degradimet në pozicionet e veta, prej atij që s’shkojë fare në negociata, pastaj me kushte, pastaj s’ka Asociacion fare e pastaj ka por me kushte. Kurti e ka ditë që ka me ba Asociacionin, e ka ditë që ka me pranu marrëveshje shumë të dëmshme që s’ka as njohje e përfitime tjera për Kosovës.”, u shpreh tutje Krasniqi i PSD-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera