Lajme

Frashër Krasniqi mohon të jetë përleshur fizikisht me Xhelal Sveçlën

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 01 November 2018

Deputeti i Partisë Social Demokrate Frashër Krasniqi, është deklaruar në lidhje me raportimet se mbrëmjen e së mërkurës pati një përleshje fizike me Xhelal Sveçlën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në prononcimin e tij , Frashër Krasniqi ka mohuar të ketë pasur përleshje porse ka thënë se problemi që pati me Xhelal Sveçlën ishte një konflikt verbal.

“Ka qenë vetëm një konflikt verbal, tensionim verbal, asgjë më shumë”, ka pohuar Krasniqi.

-Advertisement-

Sipas raportimeve bëhej e ditur se një përplasje fizike ka ndodhur mbrëmë ndërmjet deputetit të PSD-së Frashër Krasniqi dhe atij të VV-së Xhelal Sveçla pas pjesëmarrjes së tyre në një debat televiziv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera