Lajme

Frashër Krasniqi: Ashtu sikur Sveçlën Vetëvendosje do ta arsyetoj edhe kapjen e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 08 December 2019

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, që deri vonë ishte pjesë e Vetëvendosjes, ka hedhuar akuza të rënda ndaj ish-partisë së tij.

Sipsa Krasniqit, VV ashtu sikur që po e arsyeton Xhelal Sveçlën pas fotografisë së publikuar me Marko Gjuriqin, njëjtë do ta arsyetoj edhe kapjen e shtetit, shkruan gazeta inFokus.

“Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin – i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhëti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Megjithatë, Krasniqi shton se siç thotë ai po demaskohen më shpejt se sa që e prisnin hipokritët, shkruan gazeta inFokus.

“Sepse ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në “interes të popullit”, çkado që bëjnë të tjerët është “tradhëti ndaj popullit”. E mira këtu është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç’e prisnim”, ka shkruar Krasniqi.

Ky reagim erdhi pas publikimit të një fotografie nga Tirana ku Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes shihet i ulur në një tavolinë me shefin e të ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, Ardian Gjinin e AAK-së dhe Arban Abrashin e LDK-së.

Vetëvendosje për këtë fotografi kanë thënë që është bërë në një konferencë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe se vendet për tu ulur ishin caktuar nga organizatori./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera