Lajme

Frashër Kransiqi: VV po e shton një ministri për LDK’në, një për Srpskan

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 14 January 2020

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, thotë se partia e Albin Kurtit po vepron si qeverisjet e kaluara dhe se shtoi dy ministri për të ruajtur pesë të vetat.

Vetëvendosje bëri publike të martën ofertën më të fundit që ia ka bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas së cilës, vendosin të mbajnë 14 ministri.

Krasniqi, i cili u nda nga VV’ja për t’u bërë pjesë e Partisë Socialdemokrate, ka shkruar se VV’ja arsyetohet se po i bënë për të tjerët sa herë që ndërmerr veprime të ngjashme me qeverisjet e kaluara.

-Advertisement-

“Saherë që VV bënë veprimet e njëjta me qeverisjet e kaluara, thotë se ato po i bën për të tjerët e jo për vete”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, numri i ministrive nga 12 në 14 u rrit për pushtet e për të rehatuar njerëz.

“Rritja e numrit të ministrive është kryekëput logjikë e bazuar në rehatime e pushtet. Njësoj si pushtetet e kaluara. Veç arsyetimi ndryshon. VV për t’i ruajtur 5 ministri për vete po i shton edhe dy të tjera. Një për LDK-në e tjetrën për Srpskan”, thuhet në postimin e ish-deputetit.

“Sepse popullistët veprojnë njësoj me ata që i kritikonin. Por tash gjithçka e arsyetojnë me interesin e popullit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera