Lajme

Frashër Kransiqi: Në mediat ndërkombëtare me zell kundër UÇK’së, për Mlladiqin asnjë fjalë

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 08 June 2021

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pasi qeveria dhe presidenca nuk e kanë thënë ‘asnjë fjalë’ deri para pak minutash për dënimin me burgim të përjetshëm të kriminelit të luftës së Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Krasniqi thotë se në mediat ndërkombëtare me zell dilnin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa tani Qeveria dhe presidenca nuk e thanë asnjë fjalë për Mlladiqin.

“Çfarë zelli me bë fushatë agresive ndaj UÇK-së në mediat ndërkombëtare. Asnjë fjalë sot, kur pas dënimit të Mladiqit, qeveria e presidenca do të duhej të ishin në ofanzivë agresive diplomatike ndaj Serbisë”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Kanë kaluar disa orë prej nga kur është dënuar Ratko Mlladiq me burgim të përjetshëm për krime lufte, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani nuk reaguan deri para gjysmë ore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera