Sport

Franck Ribery shfaqet me fanellën e klubit të ri

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 21 August 2019

Kishte ditë që qarkullonte lajmi se Franck Ribery do t’i bashkohej ekipit të Fiorentinës. Pas dymbëdhjetë sezoneve te Bayern Munich, francezi ka vendosur që të vazhdoi karrierën e tij në Serie-A.

Francezi sapo ka zbritur nga aeroporti, ku u prit nga drejtuesit e ekipit “viol”.

36 vjeçari u shfaq i veshur me fanellën e klubit te Fiores në një foto që është postuar në rrjet.

-Advertisement-

Në një prononcim pak më parë për “Sky Germany” Ribery foli mbi këtë zgjedhje të tij të re.

“ Mu dha një mundësi për të luajtur dhe dy vjet të tjera, dhe jam i lumtur për këtë fakt. Një nga faktorët kryesorë që ndikoi në këtë nënshkrim ishte dhe familja,” përfundoi Ribery.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera