Lajme

Francezit me agjenda të dyshimta në Kosovë – Twitteri ia fshin llogarinë përgjithmonë

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 18 August 2022

Ish-kandidati për president në Francë, Arno Gujon, është suspenduar nga rrjeti social Twitter për shkak të postimeve të tij. Gujon, që tani punon si zyrtar i qeverisë serbe, ishte shpallur non-grata nga Kosova për shkak të agjendës së tij përçarëse.

Lajmin e ka bërë të ditur Petrit Selimi në Twitter.

“Unë kam shkruar për vite me radhë për Arno Gujon, ish-kandidatin për president të Francës nga partia supremaciste e bardhë, i cili promovoi agjendën shumë përçarëse në Kosovë. Ai tani është zyrtar në qeverinë serbe (dhe non grata në Kosovë), por Twitter  e pezulloi përgjithmonë sot. Mirë!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera