Fokus

Francezi të cilin AKI e cilëson si pjesë e strukturave ruso-serbe vazhdon “ndihmat” për serbët në Graçanicë, ia kërkoi prifti

Autori: Halil Berisha 17:12 | 13 September 2019

Francezi, Arno Gujon, që kohë më parë hynte në Kosovë që siç pretendonte të kryej misione humanitare, e të shpërndajë ndihma nëpër komunat me shumicë serbe, qe një kohë e ka hyrjen e ndaluar në Kosovë.

Kjo, pasi ai u ndal nga Policia e Kosovës dhe u shpall person i padëshiruar në Kosovë, e kështu iu ndalua hyrja, shkruan gazeta inFokus.

Një gjë e tillë u bë pas informacioneve të Inteligjencës Kosovare, “AKI”, e cila e konsideron Gujon si person të rrezikshëm për sigurinë e Kosovës, pasi thonë që është pjesë e strukturave ruso-serbe.

-Advertisement-

Por, ani se në Kosovë tani nuk mund të hyjë, Gujon, nuk ka ndalur “ndihmat” në atë që ky e quan Kosovë e Metohi.

Tani thotë që do të ndihmojë bujqit në Graçanicë me mjete bujqësore pasi këtë kërkesë ia bëri prifti ortodoks i Graçanicës, shkruan gazeta inFokus.

“Sapo mbarova një bisedë telefonike me Atin Srđanom të Graçanicës për të blerë material bujqësor për një fshat afër Prizrenit. Ne po planifikojmë që të blejmë sprej, mulli, karrige e makineri të vogla bujqësore. Njerëzit e mirë të këtij fshati në Metohi nuk kanë këkruar asnjëherë më parë ndihmë e bamirësi, por është fakt që ata kanë nevojë për këto mjete për punë. Ne do të përpiqemi t’i dorëzojmë këto mjete deri në fund të shtatorit”, ka thënë Gujon./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera